Lajme

Tentoi të kalonte kufirin me lëndë narkotike, arrestohet 38-vjeçarja në Kakavijë


Në pikën kufitare Kakavijë, Policia ka arrestuar një 35-vjeçare të cilës pas kontrollit iu gjetën lëndë narkotike të fshehura në trup.

Konkretisht shtetasja E. V., banuese në Fier, po udhëtonte drejt shtetit grek me linjën e autobusit Berat-Athinë.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë pasagjerët e autobusit.

Pas kontrollit Policia Kufitare gjeti dhjetë pako me lëndë të dyshuar narkotike. Sipas njoftimit në tetë prej tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë totale 4 kg e 160 gramë. Ndërsa në dy pako kishin lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 780 gramë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore