Gjykata Speciale

Tentativë për sulm ndaj Jack Smith, por që rezultoi si “alarm i rremë” – asnjë i arrestuar


Këshilltari special Jack Smith në Uashington, DC, në 2023.

Ish-prokurori i Zyrës së Prokurorisë së Specializuar (ZPS) dhe këshilltari special për hetimet ndaj ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka qenë objekt i një tentative të sulmit në Maryland, më 25 dhjetor, por që më pas rezultoi si alarm i rrejshëm.

Policia e Montgomey-së, kishte dërguar njësi drejt shtëpisë, por të njëjtit ishin ndërprerë kur zëvendësit që mbronin Smithin dhe familjen e tij, i thanë policisë që ishte “një alarm i rremë” dhe se “të gjithë brenda shtëpisë ishin të sigurt”.

Asnjë arrestim nuk është bërë në lidhje me ngjarjen.

Smith, është përballur me një sërë kërcënimesh në muajt që kur ngriti një padi kundër Trump në lidhje me akuzat për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete dhe pengim të drejtësisë.

Ai po mbikëqyr gjithashtu ndjekjen penale të Trump lidhur me keqpërdorimin e supozuar të dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë e tij në Mar a Lago.

Trump është deklaruar i pafajshëm në të dyja rastet.

Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë i tha NBC News se më shumë se 4.4 milionë dollarë u shpenzuan midis prillit dhe shtatorit të vitit të kaluar për sigurinë e ofruar nga Shërbimi i Marshallëve të SHBA për Smith dhe ekipin e tij.

Më 13 dhjetor, ish-agjenti federal për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve financiare, John Moynihan, kishte dorëzuar një dosje në Departamentin e Drejtësisë (DOJ) kundër ish-prokurorit të Zyrës së Prokurorisë së Specializuar (ZPS), Jack Smith, duke pretenduar se ai ka udhëhequr një “skemë korruptive” brenda Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë të Holandës.

Në platformën “X” është publikuar një dokument 151 faqe në të cilin pretendohej se janë zbuluar “detaje të hollësishme” të një “skeme korruptive” nën udhëheqjen e ish-prokurorit të specializuar kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili tani drejton hetimet kundër Donald Trump, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në tekst është aluduar se ish-prokurori special për hetimin dhe ndjekjen penale të ish-krerëve të UÇK-së ka kërkuar ryshfet prej “100 milionë dollarëve” nga “një kryetar shteti” në mënyrë që të lirohet nga akuzat e pretenduara për krime lufte, duke mos përmendur në mënyrë specifike se për cilin “kryetar shteti” bëhet fjalë. Aty janë përfshirë disa dëshmitarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore