Lajme

Tensionohet situata në Veri: Serbët vendosin tendë fare pranë policisë


Serbet vendosin tende afer policeve

Një grup serbësh ka vendosur një tendë fare afër autoblindave të njësisë së Policisë së Kosovës, njofton nga vendi i ngjarjes gazetari i Albanian Post, Valon Rashiti.

“Tenda është vendosur shumë afër, 10-15 metra nga policia”.

Qytetarë serbë, siç është njoftuar më herët, qysh nga mëngjesi kanë bllokuar një pjesë të rrugës, pas ndërhyrjes së policisë për të vendosur reciprocitet për targat.

Disa nga protestuesit rreth orës 19:00 filluan të vendosin një tendë, duke planifikuar kështu qëndrimin në këtë pikë edhe gjatë orëve të natës.

Ekipi i Albanin post është duke qëndruar në Jarinje nga ora pesë e mëngjesit dhe ka përcjellur nga afër të gjitha zhvillimet.

Përveç tendës, qytetarët serb kanë vendosur dhe një kamion në mes të rrugës, në formë horizontale, duke e bllokuar përfundimisht qarkullimin e rrugës e cila të qon në pikën kufitare në Jarinje dhe anasjelltas, në Veri të Mitrovicës.

Për një moment situata është tensionuar, pasi disa nga pjesëtarët e policisë janë afruar te tenda, porse më pas janë ripozicionuar te vendi i patrullimit.

Kamioni i vendosur horizontalisht, për të bllokuar rrugën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore