Sport

Ten Hag: Van de Beek duhet të bëjë më shumë, nëse do të luaj


Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag tha se Donny van de Beek duhet të përmirësohet kur i jepet mundësia për të provuar vlerën e tij në klub, por ende nuk ka hequr dorë nga mesfushori.

Në sezonin e tij të tretë në United, Van de Beek nuk është më afër mbajtjes së një vendi të rregullt në ekipin e parë, pasi ka luajtur vetëm 19 minuta në Premier League këtë sezon pasi kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Everton.

25-vjeçarit iu dha fillimi i tij i parë i sezonit në Europa League kundër Real Sociedad të enjten mbrëma, por ishte i paefektshëm pasi United fitoi minimalisht me rezultat 1:0.

“Ai pati një parasezon të mirë dhe më pas u lëndua, tani është kthyer”, tha Ten Hag në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së United me Aston Villa të dielën. “Unë mendoj se ishte një paraqitje e mirë [kundër Sociedad-it], por ai mund të bëjë më mirë. Unë e njoh atë shumë mirë [nga Ajax]”..

“Ai dha atë që prisja për sa i përket pozicionimit, presionit dhe tranzicionit. Unë mund të flas vetëm për të [në United] që nga koha ime këtu dhe mendoj se ai mund të bëjë më shumë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore