Muzikë

Techno e Berlinit i shtohet listës së trashëgimisë kulturore jo-materiale të UNESCO-s


Techno e Berlinit është shtuar në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, në njohje të kontributit në identitetin kulturor të qytetit.

Klubi i Berlinit, një rrjet për klubet dhe muzikantët techno të Berlinit, e ka përshkruar lëvizjen si “një tjetër moment historik për prodhuesit e techno-s, artistët, operatorët e klubeve dhe organizatorët e ngjarjeve nga Berlini”.

Lutz Leichsenring, anëtar ekzekutiv i bordit të Komisionit të Klubit, ka thënë se “vendimi do të na ndihmojë të sigurojmë që kultura e klubit të njihet si një sektor i vlefshëm, i denjë për mbrojtje dhe mbështetje”.

E krijuar në vitin 2003, lista e trashëgimisë kulturore jo-materiale është krijuar për të ruajtur dhe ndihmuar traditat kulturore që mund të përfshijnë muzikën, artin, besimet, kuzhinën dhe kërcimin.

Për më shumë se një dekadë ka pasur një fushatë për të shtuar kulturën dhe muzikën techno në listë, e kryesuar nga Rave the Planet, një organizatë jo-fitimprurëse që mbështet kulturën e muzikës elektronike.

“Urime për të gjithë krijuesit kulturorë që kanë formësuar dhe kontribuar në kulturën techno të Berlinit”, ka thënë grupi në një deklaratë në mediat sociale.

“Ky është një moment historik i madh për të gjithë kulturën dhe gëzimi ynë është përtej fjalëve”.

Rave the Planet paraqiti aplikimin që techno të përfshihet në listë në nëntor 2022.

Sakaq, statusi i trashëgimisë kulturore jo=materiale u jepet më shpesh aktiviteteve kulturore tradicionale, të tilla si vallëzimi i Malavisë Mwinoghe ose kultura sllovake e gajdeve.

Por njohja e fundit e reggae xhamajkane dhe festivali i madh i Indisë Kumbh Mela, i shtyu drejtuesit e komunitetit techno në Berlin të bëjnë fushatë për përfshirjen e tyre.

Techno është një pjesë themelore e qytetit, sipas Peter Kirn, një DJ dhe producent muzikor me bazë në Berlin.

Techno është bërë një strehë për njerëzit që janë të margjinalizuar dhe ka një tërheqje natyrore për Berlinin si një vend që është më lejues kur vjen nga vende që janë më pak lejuese”.

Techno ndërkaq është një nga gjashtë hyrjet e reja në listën e trashëgimisë kulturore jo-materiale në Gjermani; të tjerat përfshijnë verën e frutave dhe alpinizmin.

Një paradë në Bavari e njohur si Kirchseeoner Perchtenlauf, ku të pranishmit vishen si përbindësha me gëzof, u shtua gjithashtu në listë.

Gjermania tani ka 10 regjistrime në listën e trashëgimisë kulturore jo-materiale të UNESCO-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore