Lajme

Të paktën 10 shpërthime raportohen në Kiev, sipas Reuters


Të paktën 10 shpërthime raportohen në Kiev, sipas dëshmitarit të agjencisë “Reuters”.

Dëshmitë paraprake bëjnë me dije se raketat ruse janë lëshuar nga Deti Kaspik në drejtim të Ukrainës dhe lanë gjurmët e tyre në ajër në Astrakhan.

Oleksiy Kuleba, kreu i Departamentit të Policisë Rajonale të Kievit, njoftoi gjatë sulmit raketor rus se mbrojtja ajrore po vepronte në rajon.

“Rreziku vazhdon. Qëndroni në strehimore. Ne nuk regjistrojmë dhe nuk publikojmë asgjë në rrjetet sociale”, shkruan zyrtari ukrainas.

Një tjetër zyrtar raportoi se mbrojtja ajrore po vepron me sukses në rajon.

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Nikolaev-it, Vitaly Kim, njoftoi lëshimin e raketave të lundrimit nga forcat ruse.

Sipas tij, trupat ruse vendosën t’ua prishin natën e Vitit të Ri ukrainasve.

“Ka lëshime raketash”, raporton Kim.

Aktualisht, një alarm ajror është shpallur tashmë në të gjitha rajonet e Ukrainës.

Ndërkohë, për shkak të kërcënimit të një sulmi me raketa në rajonin e Odessa-s, u vendosën masa të përkohshme për të kufizuar energjinë elektrike.

Sipas kreut të OVA Maxim Marchenko, kjo është e nevojshme për të zvogëluar ngarkesën në sistemin energjetik, kështu që ndërprerjet e paplanifikuara tani janë të mundshme.

Të njëjtat kufizime parandaluese janë zbatuar në Kharkiv, Sumy, Mykolaiv, Kirovograd, Dnipropetrovsk dhe Zhytomyr.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore