Sport

Të drejtat televizive, Premier League të ardhura gati sa 10-fishi i Serie A


Premier League po shkon drejt një rekordi të ardhurash nga të drejtat televizive ndërkombëtare.

Në krahasim me Serie A, anglezët pritet të përfitojnë rreth 10 herë më shumë.

Për herë të parë në historinë e saj, Premier League në sezonet 2022/25 do të përfitojë më shumë të ardhura jashtë vendit se sa në Britaninë e Madhe.

Sipas britanikes “Daily Mail”, “Sky Sports”, “BT Sport”, “Amazon” dhe “BBC” do të paguajnë gjithsej 5 miliardë paund ose rreth 6 miliardë euro për të drejtat kombëtare.

Por, në marrëveshjet jashtë territorit britanik, Premier League ka shitur të drejtat e transmetimit të ndeshjeve në mbi 100 shtete, duke përfituar pak më shumë të ardhura se ato kombëtare.

Në SHBA pritet një shitje historike e këtyre të drejtave.

“NBC” ka pasur të drejtën për të transmetuar ndeshjet e kampionatit anglez për gjashtë vite dhe, në fund sezonit, kontrata 740 milionëshe (euro) përfundon.

Premier League tashmë synon që në gjashtë sezonet e ardhshme të përfitojë 1.3 miliardë euro nga këto të drejta në SHBA.

Në garë janë “NBC”, “Disney”, “WarnerMedia” dhe “CBS”.

Në Australi, ata kërkojnë të përfitojnë 155 milionë euro dhe në garë janë “Amazon”, “Stan Sport” dhe “Paramount +”.

“CANAL +” do t’i transmetojë ndeshjet në Francë, Çeki dhe Sllovaki.

Në total do të paguajë 315 milionë euro.

Në vendet e Evropës së Veriut, Suedi, Norvegji, Finland dhe Danimarkë, “Nordic Entertainment Group” paguan rreth 1.3 miliardë euro.

Në Lindjen e Mesme, kontrata e re me “BeIN Sports” do të sjellë 430 milionë euro për tre sezone.

Këto të ardhura janë shumë herë më të larta në krahasim me Serie A. Liga italiane fitoi rreth 370 milionë për tre vite nga 2018/21.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore