Sport

Të drejtat televizive në Premier Ligë, vendi i fundit tejkalon kryesuesen në Serinë A


Premier Liga ka përfunduar zyrtarisht edicionin 2020/’21. Sipas asaj që raporton Daily Mail, 20 klubet pjesëmarrëse të këtij edicioni përfituan së bashku rreth 3 miliardë euro.

Sidoqoftë, secili klub u detyrua të paguajë një pjesë të vogël të fitimeve televizive, si pjesë e kompensimit, për shkak të pandemisë, që ishte dakortësuar midis Premier Ligës me Sky Sports dhe BT Sports. Liverpool-i ishte klubi që pagoi më shumë, një shifër rreth 10 milionë euro.

Manchester City është klubi që përfitoi më shumë të ardhura nga të drejtat televizive këtë sezon.

Qytetarët morën 178.8 milionë euro dhe pas tyre renditej Manchester United-i me 178.2 milionë euro, Chelsea me 175.2 milionë euro dhe Liverpool-i me 172.1 milionë euro.

Lista vijon me ekipet e tjera, ndërsa ajo që duket e “çuditshme” është fakti që Sheffield United-i i vendit të fundit në Premier Ligë, që ra nga kategoria, ka marrë 105.6 milionë euro.

Një shifër tepër e lartë nëse e krahason me fituesin e Serisë A, Inter-in, që mori vetëm 64 milionë euro.

Lista e plotë e përfitimeve ekonomike nga të drejtat televizive këtë sezon në Premier Ligë:

Manchester City – 178.8 milionë euro

Manchester United – 178.2 milionë euro

Chelsea – 175.2 milionë euro

Liverpool – 172.1 milionë euro

West Ham – 166.6 milionë euro

Leicester – 164.0 milionë euro

Tottenham – 161.8 milionë euro

Leeds – 160.9 milionë euro

Arsenal – 156.7 milionë euro

Everton – 156.0 milionë euro

Aston Villa – 141.9 milionë euro

Wolverhampton – 139.2 milionë euro

Newcastle – 135.7 milionë euro

Crystal Palace – 135.0 milionë euro

Southampton – 129.7 milionë euro

Brighton – 124.8 milionë euro

Fulham – 124.0 milionë euro

Burnley – 118.0 milionë euro

West Bromwich – 118.0 milionë euro

Sheffield United – 105.6 milionë euro

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore