Lajme

Tajvani tronditet sërish nga lëkundjet e forta sizmike


Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë dhe me një thellësi prej 7 kilometrash goditi Tajvanin gjatë mesditës të 18 shtatorit.

Lëkundja sizmike u regjistrua në 14:44 me orën lokale të dielën.

Lajmi u bë i ditur nga reporterja ushtarake dhe e punëve të jashtme në “TVBS News”, Tingting Liu.

Epiqendra ishte në Taitung Chishang.

Taitung e ndjeu intensitetin e tërmetit në 6 ballë, ndërsa kryeqyteti Taipei e ndjeu atë me intensitetin 2 ballë.

Një shtëpi në Hualien, në pjesën lindore të Tajvan-it, u shemb.

24 orë më parë ishulli u godit nga një tërmet i magnitudës 6.4 ballë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve.

Mediat lokale fillimisht nuk raportuan për të lënduar apo dëme nga tërmeti, por agjencia qendrore e lajmeve e Tajvanit tha se sistemi i metrosë në qytetin Kaoshiung në jug të ishullit ishte pezulluar përkohësisht.

Tërmeti i 17 shtatorit u ndje edhe në kryeqytetin tajvanez Taipei.

Epiqendra ishte në Taitungcounty, një zonë me rritje orizi në terren të sheshtë me një popullsi prej rreth 8 mijë e 500 banorësh.

Tajvani goditet rregullisht nga tërmete pasi ishulli ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike.

Ishulli nuk lëshon paralajmërime për cunami nëse një tërmet nuk është më i fuqishëm se magnituda 7.0 ballë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore