Lajme

Tahiri: Veprimet e Kurtit janë tendencë dhe sulm direkt ndaj demokracisë


Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se veprimet e kryeministrit, Albin Kurti, janë tendencë dhe sulm direkt ndaj demokracisë.

Deklaratat e Tahirit, vjen pas refuzimit të Kurtit që të përgjigjet në pyetjet parlamentare.

“Sjellja e sotme e Kurtit, ishte një sulm direkt i demokracisë sonë. Është sjellje e paprecedent që del kryeministri dhe thotë se nuk do të përgjigjet, s’mund ta detyrojë deputetin t’i nënshtrohet dikujt. Prandaj, angazhimet e Kurtit, janë për të instaluar një lloj diktati”.

Ai tutje ka bërë të ditur edhe numrin e marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë votuar nga viti 2021.

“Nga marsi i vitit 2021, numri i marrëveshjeve që kemi votuar është 50 sosh, ndërsa vlera në total arrin diku 850 milionë euro”.

“Kurti, është i paditur dhe i papërgjegjshëm. E shihni inflacionin, bllokimin e investimeve kapitale, prandaj do ti ndërmarrim të gjitha veprimet e mundshme demokratike”, tha Tahiri para gazetarëve.

I pari i Qeverisë ka refuzuar të iu përgjigjet pyetjeve parlamentare të deputetëve të opozitës.

Në seancën e sotme parlamentare, e cila po mbahet vetëm për pyetje parlamentare, ai ka thënë se nuk do të iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve që nuk po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet ndërkombëtare të gjithë deputetët që po i bëjnë pyetjet nuk do ta kenë përgjigjen time edhe pse tashmë e kam të përgatitur. Duhet të jemi kolegë të të njëjtit shtet, e jemi të të njëjtit shtet nëse bëhet fjalë për mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesit publik edhe shtetëror”, tha ai.

Deputetët ë PDK-së dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për disa seanca me radhë nuk i kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Kurti, Opozitës: S’do përgjigjem në asnjë pyetje parlamentare, duhet të jeni deputetë të Kuvendit të Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore