Sport

Taekwondisti Arber Azemi mposhtet në raundin e parë në LM Oran 2022


Taekwondisti nga Kosova, Arbër Azemi ka garuar sot në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Azemi nuk arriti të mposht grekun Konstantinos Chamalidis, i cili është medalist i argjendtë i Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018.

Taekwondisti nga Kosova dha maksimumin, por dallimin e bëri përvoja e madhe që kishte kundërshtari.

Sot do të garojnë edhe Alaudin Suma dhe Gresa Bakraçi në atletikë.

Nesër, po ashtu garon Taekwondisti tjetër, Arbër Bajra, në kategorinë deri në 80 kg.

Kujtojmë se deri më tani, Kosova ka fituar gjashtë medalje, ku tre nga ato ishin të arta.

Pesë nga medaljet u fituan në xhudo, ndërsa një tjetër u fitua në boks.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore