Kosova

Sveçla: Beogradi po hakmerret ndaj veprimeve të Kosovës për vënie të rendit dhe ligjit në Veri


Ministrii Punwve tw Brendshme tw Kosovws, Xhelal Sveçla

Kidnapimi i tre pjesëtareve të Policisë së Kosovës nga Policia e Serbisë, u bë si hakmarrje pas “prishjes së planeve të tyre nga puna jonë për ruajtjen e rendit dhe ligjit në vend”, ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla në konferencën për medie, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë që u mbajt mëngjesin e kësasj të enjte.

“Beogradi ndërmori një hap të turpshëm, të pa pranueshëm të dënueshëm duke kidnapuar tre zyrtarë tanë policorë. Kidnapimi ka ndodhur pas një plani të Njësiti Special Anti-terror siç njihet atje SAI, dhe Njësiti Special i Ushtrisë atje KOBRA, në Bare Tresallë, në Komunën e Leposaviqit”, tregon Sveçla.

Javët e fundit Republika e Kosovës është përballur me tentativa për destabilizim dhe përshkallëzim të situatës në pjesën veriore, “këto tentativa adresat dhe urdhëresat i kanë në Beograd, nga fqinji ynë fatkeqësisht armiqësor ndaj nesh e që këtë qasje përsërit në mënyrë konstantë e në vazhdimësi”, tha ai.

“Ajo çfarë kemi parë dhe jemi dëshmitarë javëve të fundit janë grupet e maskuara kriminale të dirigjuara e orkestruara nga Beogradi të civilët paturpësisht kanë sulmuar jo vetëm zyrtarët e policisë së Kosovës por edhe KFOR-in, juve medieve e qytetarët tanë”.

Sveçla tregon se në ngjarjet e 29 majit, grupet kriminale serbe përdorën mjete të forta ndaj policëve e ushtarëve të KFOR-it.

“Ata janë sulmuar me arë zjarri, shok bomba, molotova e mjete të tjera të forta. Pra ndonëse qe dy vite policia dhe të gjithë ne ballafaqohemi me sulme e me akte kriminale të bandave të veri, tri javët e fundit kanë qenë më aktive dhe natyrisht kjo vjen si revoltë ndaj veprimeve tona me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjshmërisë në atë zonë”.

Protestat në tri komunat veriore, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, sipas Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, “nuk kanë qenë të qytetarëve por të prirura nga grupe kriminale famëkeqe e të dërguara me porosi nga Beogradi, si ‘Mbrojte të Urës”, “Mbojtja Civile”, “Ceverna brigada” etj.

Udhëheqësit e këtyre grupeve janë të njohura për organet e rendit, tregon ministri, “pasi që njihen veprat e tyre kriminale ndër vite”.

“Një ndër ta Milun Milenkoviç, u arrestua falë punës së shkëlqyer të Policisë së Kosovës”.

Ministri Sveçla tregoi se ishte vetë ai i cili pas arrestimit të policëve vizitoi vendin  ngjarjes.

“Lokacioni ku ka ndodhur ngjarja i cili ndodhet rreth një kilometër brenda kufirit tonë”, tregon ai.

“Bëhet fjalë për një rrugë ku më herët ka pasur kontrabandë dhe pikërisht ajo rrugë është bllokuar nga ana jonë. Pra rruga është ndarë ë mes me gropë, dy nga to një nga një dhe ka qenë e pa mundur që policët tonë të kalojnë në atë territor të Serbisë, ashtu siç pretendon Serbia”, vazhdon më tej ministri.

Ministri Sveçla ka bërë thirrje “urgjente për lirimin e zyrtarëve tanë policor dhe kthimin e tyre në Kosovë, në radhët e policisë së Kosovës dhe pranë familjeve të tyre me të cilat bashke ndjejmë për padrejtësinë e bërë nga Beogradi”.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës ka theksuar se nuk e kanë ndërmend të ndalen e as zmbrapsen “në kërkim të drejtësisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”.

“Çdokush i cili shkel ligjin do të përballet me pasojat ligjore, askush nuk është imun në këto shkelje. Asnjë nga këta kriminel nuk është më i fuqishëm se ligji dhe shteti i Kosovës prandaj gjithsecili prej tyre do të sillet para drejtësisë”.

“Serbia të mbahet përgjegjëse për aktet e saj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore