Të mërkurën në mbrëmje do të përballen Juventus-i dhe Napoli, për trofeun e Superkupës së Italisë. Ndeshja do të luhet në “Mapei Stadium” të Sassuolo-s, duke filluar nga ora 21:00. Finalja do të jetë ndeshja e parë midis dy ekipeve në këtë sezon.
Napoli vjen në këtë ndeshje si fituese e Kupës së Italisë, ku përballë kishte pikërisht Juventus-in. Me këta të fundit që vijnë në këtë sfidë si fituesit e Serisë A, të sezonit të shkuar.
Finalja e Kupës së Italisë, përfundoi 0-0, ndërsa napolitanët fituan me penallti 4-2. Për bardhezinjtë humbën penallti Danilo dhe Paulo Dybala.
Në këtë ndeshje, Napoli vjen pasi shpartalloi Fiorentina-n në kampionat me rezultatin 6-0. Juventus-i vjen pas humbjes me Inter-in, 2-0.
Për juventinët pritet të mungojnë Matthijs de Ligt-i, Alex Sandro, Paulo Dybala dhe Merih Demiral-i. Lajm i mirë për Andrea Pirlo-n është kthimi në ekip i Juan Cuadrado-s, pas shërimit nga Covid-19. Sami Khedira nuk thirret, pasi është jashtë planeve të klubit.
Për napolitanët mungesa të sigurta janë ato të Victor Osimhen-it, Kevin Malcuit-it dhe Fabian Ruiz-it. Arkadiusz Milik-u nuk thirret pasi është jashtë planeve të klubit. Andrea Petagna është rikuperimi më i fundit në listën e lojtarëve të thirrur nga Gennaro Gattuso.
Juventus-i e ka fituar tetë herë nga 15 finalet e luajtura, Superkupën e Italisë. Napoli e ka fituar dy herë nga tre finalet e luajtura./ AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Armatimi – Strategjia e Shqipërisë në mbrojtje
-
Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj: Të dyfishohen pagat
-
SHBA-të janë ‘të vendosura të marrin një armëpushim që do t’i sjellë pengjet në shtëpi’
-
Propaganda e “France24” për veriun: Serbët u larguan nga Kosova për shkak të përkeqësimit të kushteve të jetesës