Kosova

Sulmi terrorist i 24 shtatorit dëmtoi rëndë Serbinë, thotë Abazoviç


Dritan Abazoviç

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, beson se sulmi terrorist i 24 shtatorit ka shkaktuar një dëm të madhe liderëve në Beograd dhe një problem të madh për vetë shtetin serb.

“Mendoj se ky rast e ka dëmtuar ndjeshëm besueshmërinë e pozicionit të Serbisë. Negociatat ishin mjaft të sforcuara dhe shumica nda komuniteti ndërkombëtar theksuan se faji ishte i palës tjetër. Kurti kritikohej nga bashkësia ndërkombëtare se nuk ishte bashkëpunues”.

Abazoviç, në një intervistë për mediumi opozitar serb, Nova.rs, ka treguar edhe për një bisedë që ka pasur me Kurti para 24 shtatorit.

“Ai më tha se kishte disa grupe kriminale që kryejnë disa veprimtari kriminale. Ai nuk foli për emra konkretë, por tha se kishte diçka dhe më pas ndodhi kjo situatë”, ka potencua ari.

Duke folur për procesin e dialogut, Abazoviç ka thënë se shqiptarët dhe serbët duhet të përpiqen për një pajtim.

“Kjo është gjëja që ata nuk e kanë provuar, kanë provuar gjithçka tjetër. Kjo vlen edhe për ne të tjerët. Ky është mesazhi im për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore