Lajme

Sullivan: Biden do të flasë me Netanyahu-n, duke theksuar nevojën për dallimin midis terroristëve dhe civilëve


Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve, Jake Sullivan, i tha CNN se presidenti amerikan Joe Biden do të flasë sërish me kryeministrin Benjamin Netanyahu në orët e ardhshme “dhe do të theksojë nevojën që IDF të bëjë çdo përpjekje të mundshme për të bërë dallimin midis terroristëve dhe civilëve palestinezë gjatë operacion tokësor në Gaza”.

“Ka pasur vdekje të mijëra civilëve palestinezë në këtë konflikt dhe kjo është një tragjedi absolute”, thotë Sullivan, duke u bërë zyrtari i parë amerikan që jep një shifër të përgjithshme të vdekjeve civile në Gaza.

“Ata njerëz nuk e meritonin të vdisnin. Ata njerëz meritojnë të jetojnë jetë në paqe, siguri dhe dinjitet”, shton ai.

Sullivan përsërit se përdorimi i mburojave njerëzore nga Hamasi “krijon një barrë të shtuar për Izraelin, por nuk e pakëson përgjegjësinë e Izraelit sipas ligjit ndërkombëtar për të bërë dallimin midis terroristëve dhe civilëve dhe për të mbrojtur jetët e njerëzve të pafajshëm që janë shumica dërrmuese e njerëzve në Gaza”.

Izraeli thotë se është i përkushtuar për të rrëzuar Hamasin, por disa në administratën amerikane nuk janë të bindur se kjo është e mundur dhe besojnë se më shumë sulme kirurgjikale në Gaza do të ishin gjithashtu më të favorshme për të siguruar lirimin e pengjeve, raportoi të premten Washington Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore