Kryesia e Partisë Socialdemokrate në Suedi ka vendosur.
Qëllimi i kryeministres Magdalena Andersson është anëtarësimi i Suedisë në NATO, në qershor të këtij viti.
Kështu thonë informatorët në parti për suedezen “Svenska Dagbladet”.
Ky lajm vjen sot, kur kryeministrja do të takohet me homologen e saj, finlandeze Sanna Marin, në Stokholm.
Sipas agjendës, pritet që ato të diskutojnë mbi publikimin e raportit të ri të Finlandës mbi situatën e sigurisë.
Në të njëjtën kohë, gazeta “Aftonbladet” raportoi se, socialdemokratët kanë thirrur një takim të posaçëm të komitetit qeverisës të partisë për 24 maj, ku mund të vendosë të mbështesë anëtarësimin në NATO.
Takimi, pretendon gazeta, do të jetë kulmi i një dialogu të brendshëm partiak gjashtëjavor, i shoqëruar nga tre takime kombëtare mbi politikën e sigurisë dhe një takim në Stokholm, më 23 maj të 26 kryetarëve të distrikteve.
Ai është planifikuar të zgjasë pesë orë dhe do të zhvillohet në selinë e partisë në Stokholm.
Partia nisi të hënën një “dialog të brendshëm partiak” mbi situatën e sigurisë së Suedisë, duke shkruar në një deklaratë për shtyp se qëllimi ishte të kishte një “diskutim të duhur” mbi sigurinë e Suedisë dhe të inkurajonte anëtarët e partisë që të “rrisin njohuritë e tyre” mbi çështjet.
Statusi i paangazhuar i Suedisë, i cili e pa atë të shmangte bashkimin me aleancat ushtarake ndërkombëtare gjatë Luftës së Parë Botërore, Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë, ka qenë një pjesë thelbësore e politikës socialdemokrate.
Ai arriti pikën e tij më të lartë në kohën e kryeministrit Olof Palme, i cili ishte një kritik i zëshëm i politikës së jashtme të SHBA-ve dhe sovjetike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vitia thotë se në QKUK do të shtohen 80 specialistë
-
Qeveria regresin e Kosovës në lirinë e medias e arsyetoi me Veriun, Kusari: Është propagandë e pastër e pushtetit
-
Babai i Triumf Rizës: Në Kosovë kriminelët kanë më shumë vlerë se një polic
-
Drejtorët e Bashkisë Tiranë mbeten në burg, Apeli ia rrëzon kërkesën për lirim
Lajmet kryesore
-
Drejtorët e Bashkisë Tiranë mbeten në burg, Apeli ia rrëzon kërkesën për lirim
-
‘Shqipëria përkeqësim në lirinë e shtypit’, Rama: Qeveria e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë
-
Ministrja gjermane: Rusët janë pas sulmeve kibernetike ‘të pa tolerueshme’ të vitit të kaluar
-
Regresi i Kosovës me 19-të vende në lirinë e medias, Qeveria: S’ishte vit i lehtë, ndikoi Veriu