Sport

Suarez largohet nga Nacional-i mes lotëve dhe gëzimit


Luis Suarez përfundoi aventurën e tij prej rreth tre muajsh te klubi i Nacional, aty ku edhe e kishte nisur karrierën.

Uruguaiani luajti në 16 ndeshje me Nacional-in duke kontribuar me tetë gola dhe tre asistime në fitimin e titullit kampion.

35-vjeçari tani është larguar nga Nacional pas rreth tre muajve qëndrim dhe këtë e ka bërë në mënyrë emocionuese në festën e titullit.

Në fjalinë përshëndetëse, Suarez nuk arriti t’i mbante lotët, derisa ka falënderuar të gjithë për mbështetjen ndaj tij.

Gjithsesi ish-sulmuesi i Liverpoolit, Ajaxit e Barcelonës ka lënë të hapur mundësinë që një dit të rikthehet sërish te Nacional.

“Ka ardhur koha dhe para së gjithash dua t’ju falënderoj për gjithçka. U ktheva për ju dhe sepse doja të kthehesha në klubin ku jam rritur”, tha fillimisht Suarez.

“Secili nga ju duhet të vazhdojë të jetë krenar që jemi në një nivel global dhe njerëzit flasin për atë që bënë tifozët e Nacional, dhe kjo është merita juaj”.

“Ta shohë vetën të dal kampion me fanellën që kam lindur këtu është një ëndërr e realizuar. Shihemi më vonë, nuk do të luaj më, por nuk dihet nëse do të rikthehem në klub pas një kohe” , ka deklaruar Suarez në festën e titullit me Nacional.

E ardhmja e sulmuesit uruguaian pritet të jetë në elitën e futbollit amerikan MLS.

Shumë skuadra kanë shfaqur interesim për 25-vjeçarin, por Inter Miami mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore