Lajme

Stoltenberg: NATO do të diskutojë rolin e Kinës


Anëtarët e NATO-s përballen me një mjedis të ndryshuar rrënjësisht të sigurisë, ku qeveritë autoritare janë të përgatitura të përdorin forcën. Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Unë pres që ne të trajtojmë rolin e Kinës në këtë krizë”, tha më tej Stoltenberg.

Sipas tij Kina i ka ofruar Rusisë mbështetje politike, duke përfshirë përhapjen e “gënjeshtrave dhe dezinformatave flagrante”.

Kina ka shprehur njëfarë hapjeje për t’i ofruar ndihmë Rusisë, sipas një kabllogrami diplomatik të SHBA-ve drejtuar aleatëve. Si Rusia ashtu edhe Pekini kanë mohuar se ka pasur ndonjë kërkesë të tillë.

Të premten, presidenti amerikan Joe Biden u përpoq të largonte homologun e tij kinez Xi Jinping që të ndihmonte Rusinë, duke paralajmëruar homologun e tij kinez gjatë një videotelefonate të gjatë për “inmplikimet dhe pasojat” për Pekinin nëse do të ofronte mbështetje materiale për Moskën.

Kujtojmë që kjo është dita e 28-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së, mbi 10 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 13 mijë.

Ndërsa nga shifrat vendase, rreth 2 mijë e 500 civilë mendohet se janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse – mes tyre edhe fëmijë.

Sakaq OKB-ja ka raportuar të paktën 816 njerëz të vrarë dhe 1 mijë e 333 të plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore