Art&dizajn

Stol me maska të ricikluara


Haneul Kim nga Koreja e Jugut ka krijuar një stol me mijëra maska fytyre të përdorura duke i ricikluar.

Stoli i quajtur “Stack and Stack” me maskat e grumbulluara te kampusi universitar Kaywon është një mënyrë se si të përdoren miliarda maska të përdorura kundër COVID-19 nëpër botë.

“Në fillim grumbulloja maskat që i përdorja vet apo që i disponoja nga miqtë e mi, por sasia që mund të përftohej nga kjo mënyrë ishte e kufizuar”, tha Kim për Dezeen. Zgjidhja që gjeti ishte instalimi i kutive për mbledhjen e maskave në kampus dhe zbazja e tyre në mënyrë periodike.

Për të arritur formën e atolit, fillimisht i grumbulloi maskat brenda një kallëpi dhe më pas i shkriu një nga një.

Kim bën me dije se për të ndërtuar këmbët e ulëses u nevojitën 250 maska ndërsa për ndenjësen 750 të tjera.

“Kur plastika e lëngëzuar gradualisht ftohet dhe ngurtësohet përsëri, krijon një plastikë të fortë, të qëndrueshme”, shton Kim.

Stoli është i tëri i bërë nga materiale të ricikluara. Ngjyra blu apo rozë e stolit është ngjyrë e maskave origjinale pa asnjë shtesë me bojëra./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore