Lajme

Sri Lanka/ Tentohet zhytja drejt thellësisë e anijes së djegur me lëndë kimike në bord (VIDEO)


Një anije kontejnere në Sri Lanka me lëndë kimike në bord, është goditur nga një zjarr i papritur dhe ka filluar fundosjen në portin kryesor në ishullin e Azisë Juglindore. Ekspertët e shpëtimit janë përpjekur ta largojnë atë nga bregu, për të evituar ndotjen e mëtejshme të plazheve.

Uji ka filluar të zhysë anijen, pasi zjarrfikësit arritën të shuanin flakët pas 12 ditësh përpjekjeje.

Përpjekja për ta çuar anijen sa më larg bregut, ndodh pasi, në pikën ku ajo gjendet tani, do të shkaktonte ndotje masive të bregut të detit. Kështu, do të rrezikohej mirëqenia e shumë njerëzve.

Si masë parandaluese, një rreze prej 80 kilometrash për ndalimin e peshkimit është vendosur në krahasim me anijen.

Mbi të gjendeshin 1 mijë e 486 kontejnerë, disa prej të cilëve mbanin ngarkesë prej 25 tonësh acid nitrik. Ajo ishte ngarkuar në Indi më 15 maj dhe zjarri u shkaktua më 20 maj.

Thuajse e gjithë ngarkesa e anijes u dogj për shkak të flakëve. Ujërat përreth u ndotën në mënyrë të menjëhershme, duke përfshirë edhe pjesë të plazheve më në zë të Sri Lankas.

Masa janë marrë ndërkaq ndaj kapitenit të anijes, inxhinierit dhe asistent inxhinierit, të cilët nuk lejohet të dalin jashtë territorit të Sri Lankas pa përfunduar hetimi i plotë.

Ekuipazhi fatmirësisht ka shpëtuar nga shpërthimi. 25 pjesëtarë e tij nga Filipinet, Kina, India dhe Rusia u transportuan në siguri pas ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore