Shqipëria

SPAK: Në pranga gjyqtarja e Gjykatës së Krujës


Në kuadër të operacionit të Prokurisë së Posaçme (SPAK) është vënë në pranga gjyqtarja Enkelejda Hoxha në Gjykatën e Krujës. Kjo e fundit ishte në një seancë gjyqësore për lirimin e një të dënuari tjetër.

 

Mësohet se gjyqtarja Hoxha do të lironte nga burgu shtetasin me iniciale S.P, i arrestuar për vrasje. Ky person rezulton i ekstraduar nga Italia për ekzekutimin e shtetasit R.B, disa vite më parë.

 

Operacioni është kryer ditën e enjte më 11 shkurt, rreth orës 09:00. Hetimi i drejtuar nga prokurori A.D, ka nisur prej disa muajsh dhe përmban prova, filmime dhe përgjime, ku inkriminohen të arrestuarit.

 

Gjithashtu bëhet e ditur se në kuadër të kësaj çështjeje, oficerët e SPAK kanë sekuestruar kompjuterat dhe dosjet në Gjykatën e Krujës, të cilat ishin në shqyrtim të gjyqtares Hoxha.

 

Krahas dosjeve që disponon SPAK ka dyshime edhe për përfshirjen e personave të tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore