Shqipëria

SPAK ankimon lirimin e mjekut Edvin Prifti


Prokuroria e Posaçme ka ankimuar vendimin e Gjykatёs sё Apelit pёr lirimin e kardiologut Edvin Prifti.

Shefi i kardiokirurgjisë Prifti u arrestua dhe më pas u la i lirë, nën akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’.

Ndёrkohё, SPAK i ka bёrё kёrkesё Gjykatës së Lartë që t’a rikthejë mjekun në burg.

Priftit iu gjetën 250 mijë euro dhe 160 milionё lekë të reja në shtëpi dhe zyrë.

Pas sekuestrimit tё kryer i’u hoq e drejta e ushtrimit tё detyrёs.

Akuzat për kardiokirurgun u zbuluan gjatё njё pёrgjimi tё sekretares së gjykatёs sё Krujёs, Manuela Mallkuçi.

Kjo e fundit u arrestua bashkë me gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe dhjetë persona të tjerë për vapën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Teksa SPAK e kishte vënë në përgjim Mallkuçin, zbulon biseda tё saj me mjekun Prifti për operacionin e nënës, për të cilin ai i kishte kërkuar para.

Në një intervistë për “News 24”, Prifti pak para se të arrestohej deklaroi se paratë e gjetura ishin të ligjshme dhe shtoi se i pёrkisnin bashkëshortes sё tij të përfituara nga një kontratë shit-blerje me të motrën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore