Shqipëria

Soreca për vizitën e Johansson: Partitë të sigurojnë listat me integritetin më të lartë


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka komentuar vizitën e Komisioneres për Çështjet e Sigurisë në BE, Ylva Johansson, nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Në zgjedhjet e 25 prillit, komisionerja ka theksuar rëndësinë e sigurimit të kandidatëve me integritetin më të lartë, në listat e partive politike”, shkruan Soreca.

Johansson vizitoi Tiranën ditën e sotme. Takime pati me kryeministrin, Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta. Një takim është zhvilluar edhe me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

Soreca thekson edhe një herë tjetër mbështetjen e BE-së për Shqipërinë. “Evropa është më pranë Shqipërisë se çdo herë tjetër”. Është nënvizuar nga ambasadori edhe rruga e vendit tonë drejt konferencës ndërqeveritare që BE-ja zhvillon.

“Rezultate të mira janë arritur deri tani në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përpjekjet për të ndaluar migrimin e jashtëligjshëm duhet të shtohen. Kjo, nëpërmjet bashkëpunimit me vendet anëtare të BE-së, për të konsoliduar progresin e bërë”.

Johansson, ka përgësuar rezultatet e Shqipërisë në një deklaratë pas takimeve. Gjithsesi, theksi kryesor mbeten zgjedhjet dhe bashkëpunimi policor për zbulimin e krimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore