Shqipëria

Komisionerja e BE-së: Partitë të marrin përgjegjësi për integritet të kandidatëve


Komisionerja e Bashkimit Evropian për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, iu ka bërë thirrje partive “të marrin përgjegjësitë e tyre” që të ketë një integritet “shumë të lartë” të kandidatëve në lista.

“Të vazhdojmë të bindim shtetet anëtare dhe të vazhdojmë të kemi këtë besim për çështjet e sigurisë dhe të sundimit të ligjit” thekson ajo.

Johansson ka përgëzuar Shqipërinë për ecurinë që ka arritur  në çështjet e drejtësisë, punët e brendshme, sigurinë dhe emigracionin.

Sipas saj, progresi që është bërë nga Shqipërisë, në vitet e fundit, është “i mrekullueshëm”.

Ajo ka theksuar se Shqipëria duhet të ketë një bashkëpunim më të mirë policor dhe një zbulim më të mirë të krimit. Gjithashtu ka prekur dhe problemin me “kërkesat e pabazuara” për azil, në disa shtete anëtare të BE-së.

Shqipëria ka qenë vendi i parë jo anëtare e BE-së ku është nënshkruar dhe funksionon, marrëveshja e statusit të Frontex-it.

“Më shumë se 60 nënpunës të Frontex-it prej një viti e gjysmë, po punojnë në kufirin Greqi-Shqipëri” ka shprehur komisionerja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore