Shqipëria

Soreca: më shumë përfshirje për fëmijët me sindromën down


Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), Luigi Soreca, pohon se në vendin tonë janë rreth 700 persona me sindromën down.

“Të promovojmë të gjithë përfshirjen e tyre sociale! Për të eleminuar pengesat që lidhen me aksesin, arsimin, mbrojtjen sociale dhe shëndetin. Për t’i lejuar ata të marrin pjesë në vendime që kanë rëndësi për jetën e tyre”, shkruan Soreca në Twitter, në ditën botërore të sidromës down.

Në videomesazhin e publikuar Soreca inkurajon fëmijët dhe organizatat në mënyrë që të vazhdojnë të kërkojnë më shumë përfshirje.

“Politikat nuk janë të mjaftueshme. Pa angazhimin personal të secilit prej nesh për ta bërë shoqërinë tonë më të mirë edhe për personat me aftësi të kufizuara, ndryshimi pozitiv do të mbetet i kufizuar”.

Ambasadori i BE-së thekson se së shpejti do të jenë zgjedhjet në vendin tonë.

Sipas Soreca-s, ky është momenti i duhur që njerëzit të kërkojnë më shumë dhe që partitë politike të tregojnë më shumë vëmendje ndaj nevojave të personave me aftësi të kufizuara, për rritjen e qasjes në shërbimet sociale, arsimore, ligjore si dhe për punësim dhe arsimim gjithëpërfshirës.

Në këtë ditë të veçantë Soreca i bën thirrje qytetarëve të punojnë më shumë drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore