Zgjedhjet në Shqipëri

Soreca informon anëtarët e Parlamentit Evropian për zgjedhjet e 25 prillit


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim online më 29 prill, me anëtarë të Parlamentit Evropian , për t’i informuar rreth rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Nëpërmjet një statusi në median sociale Twitter ai bën me dije se gjatë takimit ishte dhe ambasadorja e misionit të OSBE/ODHIR-it, Urszula Gacek.

“Ne patëm një shkëmbim të shkëlqyeshëm në gjetjet dhe konkluzionet paraprake të zbatimit të Kodit të ri Zgjedhor” informon Soreca.

Në përfundim Ambasadori iu bëri me dije se “parlamenti dhe qeveria e re e Shqipërisë pritet të vazhdojnë reformat për rrugën drejt Bashkimit Evropian me vendosmëri dhe në një dialog politik gjithëpërfshirës me opozitën”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore