Lajme

Sondazhet irlandeze “dinamit në çdo kohë”


Pas vendimit të Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Evropian, thirrjet për ribashkimin e dy pjesëve të ishullit janë rritur, duke shkaktuar ndërlikime.

Ish-kryeministri irlandez Bertie Ahern ka paralajmëruar se një referendum bashkimi në çdo kohë do të ishte “dinamit”.

“Koha për të kryer atë sondazh është tani”, tha Ahern.

Ai luajti një rol kryesor në marrëveshjen e paqes të 1998-s, pas së cilës iu dha fund 10-vjeçarëve të dhunës në Irlandën e Veriut.

“Përpjekja për të realizuar një sondazh kufiri ose një Irlandë të bashkuar në këtë agjendë do të ishte dinamit”, theksoi ai.

Ndërkaq, qeveria britanike mund të thërrasë një votim, nëse vërehet se shumica në Irlandën e Veriut mund të mbështesin një Irlandë të bashkuar.

Edhe pse kjo është parë e pamundur për dekada, duket se Brexit ka thelluar ndarjet në rajon. Sondazhet e opinioneve tregojnë mbështetje, me një shumicë të pakët në favor të qëndrimit në Britani të Madhe.

Sondazhi i fundit,  i quajtur “sondazh kufiri”, është një referendum në Irlandën e Veriut mbi ribashkimin.

Historiku i dy shteteve

Republika e Irlandës, për disa qindra vite ka luftuar që të dalë nga sundimi britanik, që prej shekullit XIII.

Situata e saj do të ndryshonte në mënyrë dramatike në fillim të shekullit XX.

Në vitin 1919, një Republikë Irlandeze u shpall nga Sinn Féin, një parti nacionaliste.

Pas përballjes me një luftë civile në Irlandë, Britania e ndau ishullin në vitin 1920, me parlament në pjesën juglindore dhe veriperëndimore.

Kjo solli dhe ndarjen e besimeve katolike e protestante. Shumica protestante dhe pakica katolike në Irlandën e Veriut ishin në konflikt pothuajse nga fillimi.

Sidoqoftë, republikanët kundërshtuan formulën dhe në 1922 u formua Shteti i Lirë Irlandez. Pothuajse menjëherë, verilindja (Irlanda e Veriut) u tërhoq dhe pranoi vetëqeverisjen brenda Mbretërisë së Bashkuar.

Dublini u vendos si kryeqyteti i Shtetit Irlandez të Lirë.

Në 1937, në bazë të një kushtetute të re, e quajti Irlandë. Në 1969-n, dhuna në rritje midis grupeve fetare çoi në instalimin e Ushtrisë Britanike për të ruajtur paqen.

Tre vite më vonë, sulmet terroriste në Irlandë dhe Britaninë e Madhe çuan në sundimin e drejtpërdrejtë të Irlandës së Veriut nga parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar.

Në 1985, një traktat anglo-irlandez i dha Republikës së Irlandës një rol këshillues në qeverisjen e Irlandës së Veriut.

Kur Britania e Madhe njoftoi planet për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, pas një referendumi të ngushtë të 2016-n, ndikimi i nismës në Irlandën e Veriut u bë çështja kryesore e debatit.

Përkundër një premtimi të qeverisë se nuk do të ketë pengesa për tregtinë midis Irlandës së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar (MB) pas Brexit, kontrollet e reja kanë shkaktuar përçarje.

Kjo burokraci e re ka rritur tensionet politike brenda Irlandës së Veriut, qeverisë së MB-së dhe Bashkimit Evropian (BE).

BE-ja po kërcënon veprime ligjore nëse Mbretëria e Bashkuar nuk i zbaton rregullat siç duhet.

Cila është marrëveshja për Irlandën e Veriut?

Gjatë negociatave për Brexit, të gjitha palët ranë dakord se mbrojtja e marrëveshjes së paqes në Irlandën e Veriut (marrëveshja e së Premtes së Mirë) ishte një përparësi absolute.

Kjo nënkuptonte mbajtjen e kufirit tokësor midis Republikës së Irlandës (në BE) dhe Irlandës Veriore (në MB), shmangien e infrastrukturës së re si kamerat dhe postat kufitare. Kjo ishte e lehtë kur i gjithë ishulli i Irlandës ishte pjesë e BE-së.

Por, pas Brexit, një rregullim i ri ishte i nevojshëm, sepse BE-ja kërkon që disa mallra të kontrollohen në pikën e hyrjes në tregun e saj të vetëm.

Pra, BE dhe Britania e Madhe negociuan për Protokollin e Irlandës së Veriut, i cili hyri në fuqi më 1 janar 2021.

Pas Brexit, Irlanda e Veriut vazhdon të ndjekë shumë rregulla të BE-së, veçanërisht ato që rregullojnë tregtinë e mallrave, që do të thotë se kamionët mund të kalojnë kufirin tokësor pa u inspektuar.

Sidoqoftë, ekziston një kufi i ri “rregullator” midis Irlandës së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar (Angli, Skoci dhe Uells), sepse kjo e fundit nuk po i ndjek më ato rregulla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore