Lajme

‘Sofagate’, Ursula von der Leyen dënon ‘seksizmin’ e krijuar në samitin e Turqisë


Presidentja e parë femër e Komisionit Evropian (KE) është zotuar të mbrojë të drejtat e grave, pasi pranoi se u ndje “e lënduar” nga një karrige, gjatë një samiti me udhëheqës meshkuj në Turqi.

Ursula von der Leyen mbeti pa karrige në një takim me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në Ankara më 6 prill.

“Unë jam gruaja e parë që jam presidente e KE-së. Kështu prisja të trajtohesha kur vizitova Turqinë dy javë më parë, si një presidente e Komisionit, por nuk isha”, u tha Von der Leyen  ligjvënësve të BE-së.

“Unë nuk mund të gjej ndonjë justifikim për mënyrën si jam trajtuar në Traktatet Evropiane. Kështu që, duhet të përfundojë. Kjo ndodhi sepse unë jam një grua. A do të kishte ndodhur nëse do të mbaja veshur një kostum dhe një kravatë? Në fotot e takimet e mëparshme, unë nuk pashë ndonjë mungesë karrigesh. Por përsëri, as unë nuk pashë asnjë grua në këto fotografi”.

Turqia u kritikua, ashtu si edhe presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Charles Michel, i cili u ul në karrigen e vetme pranë Erdoğan-it.

Nga ana tjetër, Turqia fajësoi BE-në për gafën që pa zonjën von der Leyen ulur në një divan.

Por në një fjalim në Parlamentin Evropian të hënën e 26 prillit, von der Leyen, sugjeroi se seksizmi ishte në themel të gabimit të ulëseve, i njohur si “sofagate”.

Von der Leyen tha se nuk mund të shihte asnjë arsye pse ajo duhej të ishte trajtuar ndryshe nga Michel.

Ky i fundit i ka kërkuar falje për rolin e tij në këtë çështje.

Çfarë ndodhi në takim?

Takimi u bë për të qetësuar marrëdhëniet e tensionuara midis BE-së dhe Turqisë.

Von der Leyen dhe Michel zhvilluan bisedime me presidentin Erdoğan në pallatin e tij presidencial.

Por kur të tre udhëheqësit shkuan të ulen, kishte vetëm dy karrige. Michel dhe Erdoğan zunë vendet e tyre në dy karrige të praruara të stilit Osman, duke lënë presidentin e Komisionit në këmbë.

Në pamjet e takimit, von der Leyen u duk qartë se u befasua, duke e bërë të qartë pakënaqësinë e saj me një “Umm” të dëgjueshme.

Von der Leyen përfundimisht u ul në një divan. Larg udhëheqësit turk dhe përballë ministrit të Jashtëm turk.

Çfarë tha von der Leyen për të drejtat e grave?

Në fjalimin e saj të hënën, von der Leyen nuk fajësoi publikisht as Erdoğan-in dhe as Michel për incidentin.

Por ajo e pranoi se ndjehej “e lënduar dhe e lënë vetëm”, ​​si “një grua dhe si një Evropiane”.

“Për shkak se kjo nuk ka të bëjë me rregullime ulësesh ose protokolle. Kjo shkon në thelbin e asaj se kush jemi. Kjo shkon te vlerat për të cilat përbën Unioni ynë. Dhe kjo tregon se sa larg duhet të shkojmë para se gratë të trajtohen si të barabarta”, tha von der Leyen.

Ajo tha se e përdori takimin për të shprehur “shqetësimet e saj të thella” në lidhje me tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit.

Kjo e fundit një marrëveshje ndërkombëtare e krijuar për të mbrojtur gratë.

Leyen tha se mbrojtja e grave nga dhuna do të mbetet “një përparësi” për Komisionin “- dega ekzekutive e BE-së.

Duke folur në parlament, Michel përsëri shprehu keqardhjen e tij për situatën, të cilën ai tha se e kuptonte se kishte ofenduar shumë gra.

Në përfundim ajo iu tha ligjvënësve se lidhjet më të thella ekonomike me Turqinë ishin të vështira për shkak të një përkeqësimi të të drejtave dhe lirive themelore në Turqi. Përfshirë atyre të grave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore