Kosova

Sllovenia dhe Austria mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën


Ministri i Punëve të Jashtme në Austri, Alexander Schallenberg dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon.

Ministri i Punëve të Jashtme në Austri, Alexander Schallenberg, ka deklaruar se janë pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai në një takim me përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare të Bashkimit të Evropës, ka thënë se Ballkani Perëndimorë është afër Bashkimit Evropian.

“Po ashtu, Bosnjën e cila qysh më 2016, ka aplikuar për ta marrë statusin e vendit kandidat. Kemi situata të ndryshme, por  duhet të dërgojmë sinjale të qarta .Ballkani Perëndimor është në oborrin e brendshëm të BE-së”.

“Ne duhet ta kuptojmë se Rusia ka potencial destabilizimi përtej Ukrainës. Jo vetëm në Donbas e Mariupol por edhe në Republikën Srpska e tutje”, ka thënë Schallenberg.

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, theksoi se vendi i saj mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

Bashkimi Evropian.

Sipas klix.ba, Fajon do të marrë pjesë të hënën në Luksemburg në një takim të krerëve të diplomacisë së vendeve të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet për situatën në Ukrainë, si dhe për dhënien e statusit kandidat këtij vendi.

Dhe në prag të takimit, Fajon theksoi se ishte jashtëzakonisht e nderuar për të qenë pjesëmarrëse këtë takim të cilin e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishëm.

“Kjo është hera ime e parë këtu si ministre e Jashtme e Sllovenisë dhe jam e nderuar të marr pjesë në takim. Sot do të kemi një diskutim të rëndësishëm në lidhje me Ukrainën. Sllovenia do të vazhdojë politikën e saj për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e këtij vendi. Ne gjithashtu mbështesim dhënien e kandidatit status për të gjitha vendet brenda partneritetit”, ka thënë Fajon.

Megjithatë, ajo theksoi se takimi i sotëm nuk duhet të harrojë Ballkanin Perëndimor dhe vendet në pritje të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe Kosovën.

“Do të diskutohet edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, të cilin ne e mbështesim”, ka thënë Fajon.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.

Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim.

Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila ka shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore