Sport

Skënderbeu thyen Kukësin dhe merr fitoren e parë në Superiore


Skuadra e Skënderbeut ka triumfuar përballë Kukësit në sfidën e luajtur në Korçë, me shifrat 2-1. Të dy skuadrat u përballen për javën e tetë të Abissnet Superiore.

Të tre golat e ndeshjes edhën në pjesën e dytë. Fillimisht ishin korçarët që shënuan dy herë dhe në fundin e takimti shënuan edhe verilindorët.

Goli i parë i takimit u shënua nga Randy Dwumfour-i në të 54 minutë. Në minutë e 84 shënoi i përhershmi, Alfred Mensah.

Ardit Hila shënoi golin për Kukësin në minutën e 90+11. Hila shndroi në gol një 11 metërsh.

Kjo ishte fitorja e parë e Skënderbeut në Superiore, e cila i çon korçarët në kuotën e gjashtë pikëve. Kukësi mbetet me 14 pikë.

Renditja e Superiores:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore