Sport

S’ka të ndalur kriza për Bayern-in, mbrojtësi humb sezonin


Mbrojtësi i Bayern Munich-ut, Alphonso Davies, është dëmtuar në ndeshjen e fundit dhe nuk do të mund të luajë në pjesën e mbetur të sezonit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bavarez, të cilët njoftuan se Davies u lëndua në ndeshjen me Mainz-in.

Mbrojtësi kanadez u detyra të zëvendësohej në minutën e nëntë të kësaj ndeshje, të cilën Bayern e humbi me rezultat 3:1, derisa në pjesën e parë ishin duke fituar.

Përveç humbjes së ndeshjes, kampionët e Gjermanisë e humbën edhe vendin e parë në renditje, që tashmë mbahet nga Borussia Dortmund.

Pra, një periudhë e errët për bavarezët që nga ardhja e trajnerit Thomas Tuchel.

Që kur u emërua Tuchel trajner i Bayern-it ata kanë fituar vetëm dy nga shtatë ndeshje, si dhe brenda kësaj periudhe janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe nga Kupa e Gjermanisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore