Lajme

‘Situata është serioze, por e qëndrueshme’


“Presidenti çdo ditë më pyet, çdo ditë bashkërendojmë përpjekjet për situatën dhe atë që po ndodh dhe çdo ditë përgjigjemi se situata është serioze, por e qëndrueshme”.

Kështu ka pohuar për BBC-në ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrskyy, lidhur me përgatitjen për një sulm më të fuqishëm rus në Ukrainë.

“Armiku çdo ditë dërgon gjithnjë e më shumë forca. Por forcat tona të armatosura, të lavdishme, në thelb po shkatërrojnë gjithçka që mbërrin në Kiev. Ai mbetet vendi i goditjes kryesore”, ka treguar ai.

Ministri ka zbuluar se përgatitjet po zhvillohen për çdo skenar të mundshëm, përfshirë ato në Kiev.

Sipas tij, përgatitjet përfshijnë mbrojtjen territoriale, forcat e armatosura, gardën, policinë, shërbimin e sigurisë dhe Drejtorinë e Inteligjencës Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Po krijojmë grupe të lëvizshme për të kërkuar dhe kapur diversantë. Kemi deri në 100 grupe të tilla aktive në Kiev. Shumë njerëz janë kapur, specialistët tanë janë duke punuar me ta”, ka treguar ai.

Në përgjithësi, situata në qytet për të është nën kontroll. Por ai nuk shmang faktin se një shumësi çështjesh mund të marrin përparësi çdo orë ose minutë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore