Lajme

Sistemi spitalor i Gazës mund të shkojë drejt kolapsit, paralajmëron një zyrtar


Sistemi shëndetësor i Gazës mund të shkojë drejt kolapsit në ditët në vijim mes ndërprerjeve të energjisë elektrike të imponuara nga Izraeli.

Kështu ka paralajmëruar Mohammed Abu Mughaiseeb, një referent mjekësor për Mjekët pa Kufij (MSF) në Gaza.

“Kjo është ndërprerje në rrymë, po ashtu ka edhe tani ndërprerje në telekomunikacion dhe internet në disa fusha”, ka treguar ai.

Ai mendon se brenda disa ditësh nëse gjërat nuk qetësohen, të paktën që të ketë një armëpushim humanitar, “situata do të shembet në spitale”.

Ai ka thënë po ashtu se “nuk ka vend të sigurt” në Gaza.

“Civilët që u plagosën ose u vranë, janë dëme kolaterale dhe më pas do të jenë numra – vetëm numra, numra të shtuar”, ka vijuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore