Lajme

Sistemi i mbrojtjes kibernetike të Izraelit, fitojnë tre projekte “të klasifikuara”


Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant njoftoi të mërkurën përfituesit e këtij viti të çmimit më të lartë të sigurisë të Izraelit.

Kjo, duke përfshirë një sistem “novator” të mbrojtjes kibernetike që synon t’i japë Izraelit “lirinë e veprimit në hapësirën dixhitale” dhe tre projekte të tjera plotësisht të klasifikuara.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “The Times of Israel”.

Çmimi u jepet çdo vit njerëzve dhe projekteve që mendohet se kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për sigurinë e vendit.

Zhvillimi i sistemit të mbrojtjes kibernetike u drejtua nga i ashtuquajturi Divizioni i Spektrit në Drejtorinë e Shërbimit Kompjuterik të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Ky i fundit, ka për detyrë mbrojtjen e spektrit elektromagnetik, ose valëve të radios.

Zhvillimi dhe vendosja e sistemit përfshiu gjithashtu Forcën Ajrore, Inteligjencën Ushtarake dhe Marinën.

Ministria e Mbrojtjes tha se sistemi “unik” bën “përdorim novator të teknologjive më të avancuara në botë për të garantuar sigurinë dhe lirinë e veprimit të IDF-së në hapësirën dixhitale, përballë kërcënimeve kibernetike të avancuara dhe në zhvillim”.

Tre projektet e tjera që fituan çmimin këtë vit mbeten kryesisht të klasifikuara. Të dyja përfshinin të paktën dy organizata sigurie.

Njëra ishte një përpjekje e përbashkët nga agjencia e sigurisë Shin Bet dhe Njësia e Inteligjencës Ushtarake 8200.

Një projekt tjetër ishte një përpjekje e përbashkët midis agjencisë së spiunazhit Mossad dhe Njësisë 8200, e cila ka “një kontribut strategjik të rëndësishëm dhe unik për sigurinë e vendit, duke mishëruar brenda saj inovacionin teknologjik dhe guximin novator dhe të jashtëzakonshëm operacional”, tha ministria.

I fundit ishte një projekt që përfshinte Divizionin e Operacioneve Speciale të Inteligjencës Ushtarake, Forcat Ajrore, Marinën, Industritë e Hapësirës Ajrore të Izraelit dhe firmat e mbrojtjes Rafael.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore