Lajme

Sinjaluezi i ryshfeteve të naftës më në fund kthehet në shtëpi


Jonathan Taylor

Sinjaluezi i rysfheteve të naftës në kompaninë ndërkombëtare të naftës dhe gazërave natyrore SBM Offshore, Jonathan Taylor, i cili kishte mbetur i ngatërruar në procedurat e ndërlikuara të ekstradimit të kërkuara nga autoritetet e Monakos nga shteti i Kroacisë, më në fund është i lirë të ktheht në Angli.

Jonathan Taylor punoi për 9 vite në Monaco për kompaninë SBM Offshore, kompanisë së madhe të naftës dhe gazërave natyrore.

Ai në vitin 2012 sinjalizoi për prakiktat korruptive që bëheshin aty, duke ofruar dëshmi për ryshfetet që u ofroheshin zyrtarëve qeveritar në këmbim të kontratave të mëdha,.

Ai u arrestua korrikun e kaluar me fletarrest të lëshuar nga autoritetet e Monakos, në Dubrovnik të Kroacisë së bashku me gruan dhe fëmijët e tij, ku edhe ishte kërkuar ekstradimi i tij.

Autoritetet kroate e kundërshtuan kërkesen për ekstradim duke thënë se “Ministria e Drejtësisë dhe Administrata Publike pasi shqyrtoi me kujdes të gjitha rrethanat përkatëse të çështjes, Ministri Ivan Malenica dha një vendim për të mos dhënë ekstradimin e Jonathan Taylor në qytetin e Monakos.”

Kurse Rrjeti Ndërkombëtar i Sinjalizuesëve shkroi ” i bëjmë thirrje autoriteteve të Monakos të heqin dorë nga çdo procedim i mëtejshëm kundër Jonathan Taylor dhe të përqendrohet në veprimet e SBM në det të hapur si një objektiv i duhur për hetimet e tyre”.

Kompania SBM Offshore më parë kishte thënë se nuk kishte ndikuar në kërkesën e ekstradimit.

Jonathan Taylor është shprehur i gëzuar për mundësin e kthimit të tij në angli se tha se tani mbebet që “Dosja të dërgohet nga Ministria e Drejtësisë te gjykatësi në Dubrovnik i cili përcaktoi kushtet e mia të lirimit me kusht që ai të mund të më lirojë nga mbajtja. Pastaj unë do të marr pasaportën time dhe do të jem në gjendje të largohem përfundimisht për në Angli”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore