Sport

Simone Inzaghi, debutuesi i tretë radhazi që fiton Serie A


Simone Inzaghi

Triumfi i Inter-it nën drejtimin e Simone Inzaghi-t do të thotë për të tretin vit radhazi, Seria A është fituar nga një trajner që nuk kishte festuar kurrë një Scudetto më parë.

Zikaltërit ishin në front praktikisht nga fillimi deri në fund këtë sezon dhe titulli i tyre nuk u duk kurrë në dyshim pasi fituan ballë për ballë me Juventus-in.

Ata e arritën titullin zyrtarisht me një fitore 2-1 “larg” ndaj rivalëve të Milan-it në Derby della Madonnina.

Prandaj Inzaghi arrin të fitojë trofeun e tij të parë në Serie A si trajner, pasi e ka fituar atë si lojtar për Lazio-n në 1999-00.

Në një kthesë kurioze, ky është sezoni i tretë me radhë me një fitues debutues në krye.

Luciano Spalletti nuk e kishte shijuar kurrë Scudetto-n përpara se të drejtonte Napoli-n drejt një arritjeje historike në sezonin 2022-23 dhe e shënoi rastin me një tatuazh në krahun e tij.

Kështu bëri Stefano Pioli, kur më në fund mori titullin e tij të parë në Serie A me Milan-in në 2021-22.

Antonio Conte është i vetmi trajner në pesë sezonet e fundit që ka fituar Scudetto-n më parë, pasi edhe Maurizio Sarri ishte debutues pasi fitoi me Juventus-in në 2019-20.

Në një ligë me tre skuadra të ndryshme fituese radhazi, i vetmi aspekt i qëndrueshëm ka qenë Inter-i, i cili ka qenë të paktën në top treshen për pesë sezone radhazi.

Zikaltërit fituan në 2020-21 dhe 2023-24, më pas ishin nënkampionë në të gjitha sezonet e tjera, përveç vendit të tretë në 2022-23.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore