Sport

Simone Biles bën prapa-kthehu, e pret trau i ekuilibrit


Gjimnastja amerikane, Simone Biles, do të marrë pjesë në finalen e fundit të traut të ekuilibrit.

Për shkak të një lëndimi, ajo ishte tërhequr nga Lojërat Olimpike, duke i humbur të gjitha finalet në të cilat ishte kualifikuar.

Por, në limit të garës, ajo ka vendosur që ta vazhdojë konkurrimin e saj në këtë Olimpiadë.

Kështu, Simone Biles ka vendosur të jetë pjesëmarrëse në finalen e fundit.

Biles do të garojë në finalen e traut të ekuilibrit, që do të mbahet të martën, më 3 gusht.

Për Amerikën, ky është një lajm shumë i mirë, pasi kampionia e shumëfishtë olimpike kthehet të garojë për medalje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore