Sport

Simone Biles tërhiqet nga finalja individuale


Simone Biles

Medalistja e artë e Gjimnastikës Artistike, Simone Biles, është tërhequr nga finalja individuale e kësaj kategorie.

Të martën, ajo u tërheq edhe nga finalja ekipore.

Kjo vjen pas një lëndimi në këmb që ajo pësoi gjatë ditës së djeshme.

Ekipi i gjimnastëve të Amerikës, përmes një njoftimi në Twitter, shkruan:

“Pas testeve të detajuara mjëksore, Biles është tërhequr nga finalja individuale”.

“Me gjithë zemër e mbështesim vendimin e Simone-s, duke duartrokitur trimërinë e saj në të prioritizuarit shëndetin e saj”.

“Guximi i saj, përsëri tregon se pse ajo është një shembull për të gjithë”, mbylli ekipi i gjimnastëve amerikan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore