Lajme

Sigurimi i Shinzo Abe-s ishte i cunguar


Detajet e fundit nga vrasja e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, tregojnë se kishte cungime të shumta në mbrojtjen e tij, ndaj edhe u arrit një ekzekutim i suksesshëm i politikanit të profilit të lartë gjatë takimit që po zhvillonte me qytetarët në provincën e Nara-s.

Sipas autoriteteve policore, është a pamohueshme se ka pasur gjëra të bëra në mënyrë jo korrekte në aspektet e sigurisë gjatë tubimit të mbledhur nga Abe.

Qitësi e kishte fushëpamjen ndaj ish-kryeministrit tërësisht të pastër dhe mund të vepronte si të donte.

Madje, edhe në fotografitë e shfaqura masivisht në media sociale, mund të vihet re qartë se ai është gjendur në shpinën e Abes, me një pamje tërësisht të hapur për ta ekzekutuar dhe pa asnjë punonjës të sigurisë në rreze të afërt.

Megjithatë, sipas shefit të Policisë së Nara-s, Tomoaki Onizuka, duhet bërë një hetim shumë i thelluar, për të verifikuar realisht çfarë nuk shkoi dhe pse qe i suksesshëm atentati.

Trupi i Abe mbërriti në Tokyo mëngjesin e 9 majit, ku do të qëndrojë në banesën e tij deri të martën – ditë kjo kur të bëhet varrimi i ish-kryeministrit.

67-vjeçari, ishte edhe kreu i Qeverisë më jetëgjatë në Japoni, pasi e kishte mbajtur postin dy herë, me në total nëntë vjet mandat kryeministror.

Ai u tërhoq nga pozita e lartë në vitin 2020, pasi deklaroi se kishte probleme shëndetësore, të cilat ia pamundësonin ushtrimin e detyrës në mënyrë të rregullt.

Nga ana tjetër, vrasësi 41-vjeçar i Abes, Tetsuya Yamagami, është nën arrest dhe dëshmi të vazhdueshme nga ai po merren nga Policia.

Sipas deklarimeve të para, Yamagami kishte mëri ndaj një organizate në formë kulti, në të cilën mendonte s edhe Abe bënte pjesë.

E hëna në Japoni mund të shpallet ditë zie kombëtare, teksa homazhet nga krerët më të lartë shtetërorë po zhvillohen që prej ditës së sotme në banesën e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore