Jetesë & Stil

Si ndikon mungesa e gjumit në jetën tuaj të dashurisë?


Ilustrim

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të rriturit duhet të flenë të paktën shtatë orë në natë. Nëse flini më pak se sa rekomandohet, ka shumë mundësi që të keni probleme në marrëdhënien tuaj të dashurisë.

Një studim i publikuar në revistën “Social Psychological and Personality Science” tregoi se pjesëmarrësit grindeshin më shumë me partnerët e tyre kur ata nuk flinin mjaftueshëm.

“Të gjithë e dimë se si sillen fëmijët që kanë lënë gjumin. E njëjta gjë ndodh me të rriturit. Ata nuk mund të kontrollojnë më emocionet e tyre. Problemet e vogla fillojnë të duken më të mëdha se sa janë. Ata reagojnë tepër ndaj çdo gjëje”, shpjegoi psikologia Jennifer L. Martin.

Një studim tjetër, i botuar gjithashtu në revistën Social Psychological and Personality Science, vërtetoi se ata që nuk flenë mjaftueshëm nuk tregojnë ndjeshmëri, humbin aftësinë për të zgjidhur konfliktet në mënyrë normale dhe neglizhojnë emocionet e partnerit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore