Jetesë & Stil

Si ndikohet seksi nga mungesa e gjumit?


Ilustrim

Sipas rezultateve të disa studimeve, njerëzit në përgjithësi flenë më keq, nëse flenë në të njëjtin shtrat me partnerin.

Ndarja e një shtrati është veçanërisht e bezdisshme nëse njëri prej partnerëve gërhet. Në fakt, nëse flini me dikë që gërhet, mund ta fajësoni atë për rreth 50 për qind të çrregullimeve të gjumit.

Për shkak se burrat gërhasin më shpesh se gratë, kjo është arsyeja pse disa studime kanë treguar se gjumi i një gruaje është më i ndërprerë se ai i një burri kur burrat dhe gratë ndajnë një shtrat.

Shkencëtarët pohojnë se mungesa e gjumit mund të shkaktojë distancim emocional dhe konflikte brenda marrëdhënieve, por gjithashtu mund të ndikojë negativisht në lidhjen fizike dhe intimitetin.

Siç ndoshta e dini tashmë, lodhja është një nga justifikimet më të përdorura për të anashkaluar seksin. Edhe pse është një justifikim i dobët për disa, shkenca tregon se mungesa e gjumit mund të dëmtojë vërtet jetën tonë seksuale.

Për shembull, një studim i Universitetit të Miçiganit mbi gjumin dhe aktivitetin seksual të grave zbuloi se kur gratë flinin keq, ato kishin më pak dëshirë seksuale të nesërmen dhe bënin më pak seks.

Mungesa e gjumit nuk ndikon vetëm në epshin femëror. Gjegjësisht, një studim i vitit 2011 i publikuar në revistwn “Journal of the American Medical Association” tregoi se meshkujt që flinin vetëm pesë orë për tetë netë rresht kishin 10 deri në 15 për qind nivele më të ulëta të testosteronit, gjë që mund të ketë një ndikim të madh në dëshirën seksuale.

Ky nivel i rënies së testosteronit është afërsisht i barabartë me një burrë që plaket në 10 deri në 15 vjet. Prandaj, ekspertët këshillojnë çiftet që duan të përmirësojnë jetën e tyre seksuale, t’i përkushtohen gjumit cilësor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore