Aplikacione

Shumica e përdoruesve të Tinder tashmë janë në një lidhje


Një studim i ri zbulon se shumica e përdoruesve të Tinder janë të martuar ose në një marrëdhënie, ndërsa gjysma prej tyre nuk janë as të interesuar për takime.

Këta përdorues shfrytëzojnë aplikacionin si një platformë sociale, për argëtim ose për të rritur vetëbesimin duke fituar sa më shumë lidhje.

Kjo ka krijuar një “lojë mashtruese” që ul shanset e gjetjes së lidhjeve të vërteta.

What does the future of dating need according to Tinder? Good design |  Fortune

Kjo tendencë ka rezultuar në shqetësime nga përdoruesit, veçanërisht ata që paguajnë për një abonim. Aplikacioni ofron qasje në veçoritë premium në këmbim të një tarife mujore.

Në vitin e kaluar Match Group, vuri re një ulje të përdoruesve me pagesë nëpër aplikacionet e saj për takime, që përfshijnë Tinder edhe Hinge, OkCupid.

Studimi u bë nga Universiteti i Picardy Jules Verne në Francë dhe përfshiu pyetje për motivet e përdorimit të Tinder nga pjesëmarrësit, numrin e lidhjeve që kanë pas, mirëqenien mendorë dhe përgjithësisht kënaqësinë e tyre me aplikacionin.

Në të kaluarën, Tinder ka hedhur poshtë studime të tilla që kishin për fokus zakonet e përdoruesve të saj.

Një analizë nga viti 2019 zbuloi se vetëm gjysma e përdoruesve kishin takuar dikë në jetën reale, edhe pse kishin bërë shumë lidhje. Një studim tjetër nga viti 2020 pretendonte se 80% e përdoruesve nuk kishin pasur ndonjë përvojë seksuale me dikë që kishin njohur në aplikacionin e takimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore