Shqipëria

Shuhet zjarri i rënë në Kutal, Përmet


Pas disa orësh në luftë me flakët, zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin e rene në fshatin Kutal, Përmet.

Zjarri u aktivizua në orën 14:20 të një ditë më parë dhe në orën 08:45 të ditës së sotme është vënë nën kontroll të plotë.

Mësohet se janë djegur rreth 10 hektarë pyje në këtë zonë, pisha të vjetra dhe shkurre.

Zjarri ka rene ne vendin e quajtur Braçkove fshati Kutal, Njësia Administrative Piskove Bashkia Përmet.

Në aksionin e shuarjes së flakëve të zjarrit, janë angazhuar 20 forca të armatosura, pesë forca policore, 21 forca zjarrfikëse nga Përmeti, Këlcyra e Tepelena me pesë mjete zjarrfikëse.

Njëkohësisht krahas tyre u angazhuan edhe 30 punonjës të Bashkisë Përmet.

“Aktualisht forcat zjarrfikëse janë duke monitoruar vatrën e zjarrit dhe kontrollin e djegieve në brendësi te zonës së emergjencës”, -shprehen burime zyrtare nga Sektori Emergjencave Civile dhe Shërbimit Zjarrfikës nga Bashkia e Përmetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore