Lajme

Shuhet presidenti i fundit i apartheid-it në Afrikën e Jugut


Është ndarë nga jeta, në moshën 85-vjeçare, ish-presidenti i Afrikës së Jugut, FW de Klerk, personi i fundit i bardhë që ka udhëhequr vendin.

Njё zёdhёnёs kishte njoftuar më herët këtë vit se De Klerk, një figurë kyçe në tranzicionin e vendit drejt demokracisë, ishte diagnostikuar me kancer.

Ai ishte kreu i shtetit midis shtatorit tё vitit 1989 dhe majit tё vitit 1994.

Si pjesë e karrierës së tij profesionale si president, në vitin 1990 De Klerk njoftoi lirimin e liderit anti-apartheid Nelson Mandela, çka çoi nё formimin e zgjedhjeve shumëpartiake të vitit 1994.

De Klerk ndau gjithashtu çmimin “Nobel për Paqe” së bashku me Mandela-n. Kjo për të negociuar për t’i dhënë fund apartheid-it.

Megjithatё, nё Afrikёn e Jugut ёshtё njohur si njё figurё pёrçarёse.

Një deklaratë nga Fondacioni “FW de Klerk” i ish-presidentit tha të enjten se, ai vdiq i qetë në shtëpinë e tij, në Cape Town, pas luftës kundër kancerit mesothelioma.

Fondacioni e kishte shpallur që nё qershor se, De Klerk vuante nga njёlloj i kancerit qё prek mukozёn e mushkёrive.

“Ai la pas gruan e tij Elita, fëmijët Jan dhe Susan dhe nipërit e tij”, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Afrikës së Jugut FW de Klerk, duke pozuar jashtë zyrës së tij në Cape Town, Afrika e Jugut, 18 mars 1992

Ish-presidenti lindi në mars tё vitit 1936 në Johanesburg, në një familje politikanësh afrikanё.

Ai punoi si avokat dhe shërbeu në një sërë postesh ministrore përpara se të merrte detyrën si kreu i Partisë Kombëtare në shkurt tё vitit 1989, nga PW Botha.

Njё vit mё pas, ai njoftoi se, po hiqte ndalimin e partive që përfshinin Kongresin Kombëtar Afrikan (ANC) të Mandela-s.

Ai njoftoi gjithashtu se, pas 27 vitesh, Mandela do të lirohej nga burgu.

U tërhoq nga politika në vitin 1997, duke deklaruar se, largimi vinte pёr interesin mё tё mirё tё partisё.

Edhe pse marrëdhënia midis De Klerk dhe Mandela-s ndërpritej shpesh pёr shkak tё mosmarrёveshjeve, Mandela e përshkroi atë si person me integritet të madh.

Megjithatë gjatë kohës së tij në pushtet, shumë afrikano-jugorë e kanë fajësuar për dështimin të de-përshkallëzimit tё dhunës së aperteidit.

Vitin e kaluar u bë pjesë e një debati në të cilin u akuzua për mungesë serioziteti në trajtimin e çështjes së apartheid-it. Për çështjen në fjalë, ish-presidenti kërkoi ndjesë publike më vonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore