Sport

Shtetet që bojkotuan Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”


Kosova, SHBA, Britania e Madhe dhe një pjesë tjetër e shteteve, do bojkotojnë Lojërat Dimërore të Pekinit si pjesë e një bojkoti diplomatik.

Megjithatë, kryeqyteti kinez ende po tërheq një sërë liderësh botërorë për ceremoninë e hapëse, e cila fillon në ora 13:00 (Me orën tonë lokale) në Pekin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është takuar me me homologun kinez Xi Jinping përpara ceremonisë së hapjes, duke nënvizuar lidhjet më të ngushta midis Pekinit dhe Moskës pasi të dy përballen me kritikat dhe presionin perëndimor.

Shtete të shumta kanë lejuar sportistët e tyre të garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore, por do i bojkotojnë diplomatikisht ato për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga qeveria kineze.

Kosova si aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka vendosur po ashtu të bojkotojë LOD diplomatikisht, pasi Kina as nuk e ka njohur Kosovën si shtet, dhe për shkak të politikave të tyre autoritare dhe marrëdhënies së tyre me Taiwan-in.

Në anën tjetër, Shqipëria ka marrëdhënie të mira me Kinën, dhe përvec shefit të Misionit për delegacionin shqiptar Pekin 2022, Kliton Muca, 2 drejtuesve të Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli dhe Gerti Shima, pritet të marrë pjesë edhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Në Kinë, prezent do jenë prezent edhe përfaqësuesit serb, ku do marrë pjesë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Presidenti serb ka raporte të mira me presidentin Xi Jinping, pasi ata i bashkon politika e tyre autoritare.

Vuçiç e e quajti Xi Jinpig “vëllanë” e tij, pasi ai ndihmoi Serbinë me furnizimin e vaksinave.

SHBA-të dhe aleatët kryesorë të tyre, përfshirë Britaninë, Australinë dhe Kanadanë, do bojkotojnë LOD, duke mos dërguar asnjë lider politik në Kinë.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau arsyetoi mos shkuarjen duke thënë se “Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga shkeljet e përsëritura të të drejtave të njeriut nga qeveria kineze”.

Anëtarët norvegjezë dhe suedezë, të cilët zakonisht marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, nuk do të shkojnë. As ndonjë lider nga Gjermania, Austria apo Zvicra, të cilat shquhen për suksesin në LOD.

Ata po përmendin pandeminë, në vend të ndonjë proteste diplomatike. Shtete të tjera si Danimarka, Holanda dhe Zelanda e Re kanë përmendur kufizimet e COVID-19 duke shprehur gjithashtu shqetësim për situatën e të drejtave të njeriut në Kinë.

Përvec Rusisë e Serbisë, në mbështetje të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekin 2022” janë edhe Arabia Saudite, Katari, Argjentina, Egjipti dhe gjashtë shtetet e Azisë Qendrore.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore