Shqipëria

Shtetësja italiane: Gjithçka për hotelin


Biznesmenia italiane Carlota Dossena, e cila u plagos dje nga ish-partneri i saj shqiptar, ka rrёfyer ngjarjen për emisionin “Me zemër të hapur”.

Dossena pohoi se ishte sulmuar pesë herë në krah me thikё nga ish bashkëjetuesi, Kastriot Dema. Gjatë momentit të sulmit, Carlota Dossena, tha se ishte duke ngrënë darkë me dy prej djemve të stafit të hotelit.

Nё njё moment kishte dёgjuar tre zhurma tё forta dhe e trembur ishte ngritur pёr tё kontrolluar. Ndёrkohё u pёrball me ish bashkёjetuesin e saj, i cili ndodhej nё arrest shtёpie nё njё nga ambjentet e hotelit. Kastriot Dema u vёrsul drejt saj me ofendime, ndёrsa kjo fundit me ndihmёn e dy punonjёsve u largua nga dritarja.

Në këtë pikë, ai zbriti nga një kat më sipër dhe e sulmoi atё me një thikë. Carlota thotё se nga sulmi morri pesё plagё. Ndёrsa shtoi se i vetmi sulm ndaj Kastriotit ёshtё bёrё vetёm nga thonjtё kur pёrpiqej tё vetёmbrohej dhe pёr kёtё ishin dёshmitarё dhe dy djemtё.

Biznesmenia tha se marrёdhёnia e tyre kishte vite qё ishte krisur. Sipas saj, ish bashkёjetuesi pёrpiqej vazhdimisht t’i krijonte vёshtirёsi dhe t’a largonte nga Shqipёria pёr tё marrё pronёsinё e hotelit.

Ajo u shpreh gjithashtu se ёshtё ndier vazhdimisht kёrcёnuar dhe nё rrezik prej tij dhe familjarёve tё tij.

“Jeta ime ishte në rrezik, shumë herë e kam bërë të ditur. Për fat jam akoma gjallë. Kam qenë e detyruar gjithmonë që të marr në punë personel dhe t’i mbaj pranë edhe me banim për të mos qëndruar kurrë vetëm. Ai dhe familjarët e mi kanë ushtruar shumë presion mbi personelin që ata të linin punën dhe të iknin dhe unë të mbetesha vetëm”, ka deklaruar ndёr tё tjera shtetёsja italiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore