Lajme

Shtëpia e Bardhë kundërshton pretendimin e Biden se pa fëmijë me kokën e prerë nga Hamasi


Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë pretendimin e presidentit amerikan Joe Biden se ai ka parë foto të fëmijëve me kokën e prerë pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izrael.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Al Jazeera”.

Përmbysja erdhi pasi Biden të mërkurën përshkroi se kishte parë imazhe të fëmijëve më kokën e prerë gjatë një takimi me udhëheqësit hebrenj në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk e kam menduar kurrë se do të shihja, e kam konfirmuar, foto të terroristëve duke u prerë kokën fëmijëve”, tha Biden, i cili e përshkroi sulmin e së shtunës si “ditën më vdekjeprurëse për hebrenjtë që nga Holokausti”.

Në një përgjigje ndaj pyetjeve të “The Washington Post”, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se komentet e presidentit bazoheshin në raportimet e lajmeve dhe pretendimet e qeverisë izraelite.

“Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë sqaroi më vonë se zyrtarët amerikanë dhe presidenti nuk kanë parë foto ose nuk kanë konfirmuar raporte të tilla në mënyrë të pavarur”, raportoi The Post të mërkurën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore