Kosova

Shtatori i targave – marrëveshje e re apo e përsëritur?


Marrëveshjet për targat, Ilustrim,

Pas dy ditësh diskutime në Bruksel, Kosova dhe Serbia u morën vesh për targat e automjeteve.

Bisedimet që filluan më 29 shtator në mes të Zëvendës-Kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe Udhëheqësit të Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Amerikës, në këtë rast, arritën të pajtohen me një marrëveshje e cila përmban tri pika.

Me 30 shtator dy palën u pajtuan që “nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari regjimi i letrave ngjitëse, siç është rënë dakord në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE si një masë e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme”.

Kjo masë e përkohshme, siç shpjegohet në pikën dy të marrëveshjes, do të përdoret deri sa një grup punues të gjejë modalitetin adekuat që do të përdoret për gjithmonë.

“Do të krijohet një grup pune i përfaqësuesve të partive të BE -së, Beogradit dhe Prishtinës, dhe i kryesuar nga BE -ja për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave bazuar në standardet dhe praktikat e BE -së. Takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajtur Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë”.

Marrëveshja për targat, Bruksel 30 stator 2021

Kjo marrëveshje u vlerësua si arritje e qëllimit nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë”.

Të lumtur e fitimtarë për këtë marrëveshje u shprehën edhe nga pala serbe.

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, shkroi se pala serbe kanë dalur të kënaqur me marrëveshjen e arritur për targat.

“Kemi mbrojtur automjetet me shenja të qyteteve serbe në Kosovë, nuk do të ketë heqje të targave dhe imponim agresiv të targave me shënime nga Prishtina”, ka thënë ai.

Si gjithmonë, që nga fillimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një herë teknik nga marsi i 2011-tës e edhe në atë politik nga tetori i 2012-tës, të dy palët e përfshira në dialog, pas takimeve dhe marrëveshjeve të arritura deklaroheshin fitues por marrëveshjet fare pak gjenin zbatim.

Marëveshje e re apo marrëveshje e përsëritur?

Ishte shtator edhe në vitin 2016 kur Kosova dhe Serbia ishin marrë vesh që në kuadër të aranzhimeve lidhur me finalizimin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë të vitit 2011, kishin vendosur që tabelat të mbuloheshin me letër, si pika e parë e kësaj marrëveshje.

“1. Palët janë pajtuar që të mbulohen pjesët relevante të tabelave respektive të automjeteve me dy letër ngjitëse të bardha”.

Ndërsa pika dy e kësaj marrëveshje thoshte se “ky sistem me letër ngjitëse do të hyjë në fuqi me 15 nëntor 2016”.

Marrëveshja për targat, Bruksel 14 shtator 2016

Kjo marrëveshje ndër të tjera thotë se Regjistrimi i të gjitha automjeteve me tabelat e lëshuara nga autoritetet e Kosovës (KS/RKS) do të fillojë më 15 janar 2017 dhe do të zgjasë për 12 muaj, në fund të së cilës periudhë do të ketë vlerësim nga të dy palët me ndërmjetësimin e BE-së.

Kosova ka qenë e obliguar që të zgjasë validitetin e tabelave “KS” për pesë vite, deri në fund të vitit 2021, në fund të së cilës çështja do të shqyrtohej nga të dyja palët, me ndihmën e BE-së nëse kërkohet, thuhet në pikën 5 të marrëveshjes së negociuar Edita Tahiri si udhëheqëse e delegacionit të Kosovës në dialog dhe Borko Stefanovicit nga Serbia, me ndërmjetësimin e Robert Cooper nga BE.

Ish kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ndërmjetësuesi i BE-së Robert Cooper dhe kryenegociatori nga Serbia, Borko Stefanovic

Targat KM

KM është akronim i “Mitrovica e Kosovës”, për targat të cilat përdoren nga banorët serb në katër komunat në veri të Kosovës.

Deri në Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë e arritur në korrik të 2011tës dhe e ripërsëritur në 2016-tën, të gjitha targat me akronime të qytete të kosovës, si “PR” (Prishtinë), “UR” (Ferizaj), “PZ” (Prizren), “GL” (Gjilan), ishin larguar duke u zëvendësuar me KS dhe RKS.

Tabelat me akronime të tjera dhe ato KM, Qeveria e Kosovës I konsideronte të paligjshme.

Në Mitrovicën Jugore nuk ka, por në Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan ka mjaft automjete që qarkullojnë me targa të tilla, kryesisht me akronimet KM.

Vetura me targa “KM”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore