Lajme

Shqyrtoni databazat e armëve në Ukrainë, thotë Interpol-i


Shumë nga armët që po dërgohen në Ukrainë do të kalojnë përfundimisht në duart e kriminelëve në Evropë dhe më gjerë.

Ky ishte paralajmërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Interpol-it, Juergen Stock.

Shefi i organizatës ndërkombëtare u ka kërkuar vendeve që të fillojnë të shqyrtojnë databazat e gjurmimit të armëve.

“Ne tashmë po inkurajojmë vendet anëtare, kemi një databazë për shkëmbimin e informacionit mbi armët, që të përdorin këto baza të dhënash sepse asnjë rajon apo vend nuk mund të merret me të i izoluar”, u shpreh ai.

Stock deklaroi fillimisht se disponueshmëria e lartë e armëve gjatë konfliktit aktual do të rezultojë në përhapjen e armëve të paligjshme në fazën pas konfliktit.

Kjo, sipas tij, vetëm do të fuqizojë grupet e krimit të organizuar, operacionet e të cilave janë bërë gjithnjë e më globale.

“Kjo do të ndodhë, nuk kam asnjë dyshim… Kriminelët janë tashmë këtu, ndërsa ne flasim, duke u fokusuar në këtë aspekt”, i tha Stark shoqatës anglo-amerikane të shtypit në Paris.

Aleatët perëndimorë të Kiev-it kanë dërguar tonelata pajisje ushtarake në Ukrainë.

“Edhe armët që përdoren nga ushtria, armët e rënda, do të jenë të disponueshme në tregun kriminal”, paralajmëroi Stock.

Stock shtoi se konflikti në Ukrainë ka shkaktuar gjithashtu një rritje të “vjedhjeve të plehrave në shkallë të gjerë si dhe rritjes së agro-kimikateve të falsifikuara, pasi këto mallra janë bërë gjithnjë e më të vlefshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore