Shqipëria

Shqiptarët “shpërfillin” rritjen e çmimit të karburantit


Çmimi i naftës ka kapur vlerën 258 lekë për litër, më i larti gjatë këtyre muajve të fundit. Dhe, si rezultat, u njoftua se në orën 12:00 qytetarët do të fiknin makinat e tyre në formë proteste.

Nga vëzhgimet në rrugë nga Albanian Post ka rezultuar se nuk është zbatuar ajo që u tha.

Asnjë makinë nuk ishte e fikur.

Më 9 mars, shoqëria civile nisi protestën përpara Kryeministrisë së Shqipërisë për rritjen e çmimeve, konkretisht për rritjen e rrufeshme të çmimit të naftës brenda ditës së 7 marsit.

Në një dalje për mediat, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pat deklaruar se pritet një stabilizim i çmimeve të naftës nga gjysma e vitit 2022.

Ibrahimaj tha se çmimi i naftës dhe i gazit në vend është rritur nga mospërputhja në tregjet ndërkombëtare, mes kërkesës së shtuar dhe ofertës së limituar.

Deklarata e saj erdhi në një kohë kur nuk ka pasur përshkallëzim të situatës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore